Revoltohet Biberaj: Rama duhet përmbysur bashkë me Veliajn, ose do i kemi edhe 30 vite

Ish-deputeti dhe profesori Aleksandër Biberaj, teksa ka komentuar situatën politike në vend dhe tensionet brenda PD është shprehur se qeverisja e Edi Ramës, është më e inkriminuara në kontinent.

Në një intervistë për Ora Neës, Biberaj thotë se Lulzim Basha ka përçarë PD, ndërsa ka shtuar se Edi Rama duhet të rrëzohet me çdo kusht nga qeverisa ose përndryshe do të jetë 20-30 vite të tjera në pushtet.

“Qeverisja e Ramës sot është më e korruptuar në kontinent, është më e inkriminuar. Rama është fuqizuar sepse nuk ka opozitë. Ne kemi nevojë për një aleancë shumë të madhe të së djathtës dhe në faktorët e zhgënjyer të së majtës.

Ky është një problem dhe përgjegjësi e Bashës, por edhe e Berishës. Edi Rama nuk është një njeri që pranon votime të lira dhe të ndershme. Ne duhet të fokusohemi në një seri protestash.

Edi Rama me çdo mjet dhe me çdo kusht duhet të përmbyset nga pushteti, ose do të rrimë 20-30 vite të tjera me Edi Ramën që drejton me një grup të strukturuar kriminal qeverisjen qendrore, dhe me Erion Veliajn që drejton me një grup të strukturuar kriminal qeverisjen vendore”, tha Biberaj.

Ai shpreson dhe thotë se ka ende kohë për një kompromis e bashkëpunim mes dy grupeve të kristalizuara në PD pasi kundershtari është Edi Rama.

“Pavarësisht se ka ardhur situata në këtë pikë unë mendoj përsëri se duhet të gjejmë një pikë kompromisi për të mirën e demokratëve” tha Biberaj./albeu.com/