Ish-kryeministrit Sali Berisha, iu hoq masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nga GJKKO, ndërsa SPAK apeloi vendimin në Apelin e GJKKO-së, duke kërkuar rivendosjen e kësaj mase shtrënguese.
Në Apelin e GJKKO, revokimi i masës së sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Do të jetë ky i fundit që do të vendosë, nëse Berisha do të rikthehet në banesë me masë sigurie, apo do të vijojë të jetë i lirë.
Berisha qëndroi në arrest shtëpie 333 ditë, ndërsa ai përballet me akuzën e korrupsionit, lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Gjithashtu, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, është nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.