Kryebashkiaku Ermal Dredha ka reaguar pas përmbytjes së qendrës dhe disa nga akset rrugore në qytetin e Vlorës.
Reshjet e dendura të shiut të cilat pushtuan jugun e Shqipërisë pasditen e sotme shkaktuan përmbytje masive në Vlorë duke shkaktuar bllokim të qarkullimit si dhe probleme serioze për bizneset në disa zona.
Dredha njofton se tashmë situata është nënkontroll dhe se rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë.
“Pas reshjeve intensive të shiut, brenda më pak se 2 orësh, rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë, falë angazhimit të menjëhershëm të Ujësjellësit dhe të gjitha ekipeve të bashkisë! Puna vazhdon për pastrimin e të gjithë territorit!”