Nisur nga situata e krijuar në një pjesën të nga moti i keq, policia e shteti ka dalë me një njoftim ku apelon që të gjithë përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes të shtuar. Policia thotë se kujdes duhet treguar në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Në njoftim thuhet se strukturat e policisë rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet në rrugë.
Njoftimi:
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore. Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë.