Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m, reshjet e dëborës janë rikthyer serbisht në qarkun e Korçës.
Sipas informacioneve reshjet vijojnë akoma.
Në Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Kontraktorët ndodhen në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve.
Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërkohë, pjesa tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme, është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.