Reshjet e borës, ARRSH: Këto janë akset rrugore ku duhen zinxhirë

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit vendi është përshkuar nga mot me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se, kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës  për të evituar ngricat

“Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet të njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 1.03.2022 08:58