Një familje ka mbetur e bllokuar në Qafë Murriz si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.
Në automjet ishin bllokuar prindërit dhe dy fëmijët e tyre, të cilëve u ka ardhur në ndihmë policia, duke i transportuar me makinën e një punonjësi policie.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë marrë masa që me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.