Pasditja ka sjellë ndryshim drastik të motit në disa zona të vendit. Reshje të dendura shiu dhe breshëri janë raportuar në rrethin e Gramshit.
Stuhia e cila ka zgjatur disa minuta ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha me prodhime të ndryshme bujqësore.
Fermerët e zonës kanë deklaruar për News24 se dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume si edhe në vreshtari, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha.