Këtë të të mërkurë, situatë tepër e rënduar nga moti paraqitet në fshatin Navaricë, bashkia Finiq.
Përroi i fshatit nga tejmbushja ka dalë nga shtrati, duke krijuar shumë probleme për banesat dhe bizneset e fshatarëve.
Sipas kryeplakut të fshatit, Hamza Tamo, përroi i Navarricës ka sjellë dhe po sjell shumë prurje nga mali. Llogariten në rreth 10 m3 dhera në sekondë.
Për pasojë janë shkatërruar të gjitha rrugët e fshatit, janë përmbytur të gjitha fushat, ndërkohë që kanalet janë të bllokuara, dhe kërkohet pastrimi urgjent i tyre.
