Reshje bore në Korçë-Dardhë, Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë, apeli i ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), informon se gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në akset rrugore Korçë-Dardhë, Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren, kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi, informoi ARRSH, vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 


Shtuar 12.02.2024 10:10