Rënia e Vllaznisë në kampionat? Ylli Shameti e sheh ndryshe: Dukej sikur bënte namin, se gabonin të tjerët

Vllaznia e ka lënë vendin e parë pasi e mbajti prej shumë javësh kryesimin në kampionatin shqiptar. Madje shumëkush e ka quajtur Superioren si të mbyllur përpara kohe pas diferencës që shkodranët kishin nga ndjekësit. Megjithatë humbjet e fundit të Vllaznisë dhe ecuria pozitive e rivalëve ka tronditur klasifikimin.

I ftuar në “Fair Play” që transmetohet në “Syri TV”, edhe Ylli Shameti e sheh në këtë mënyrë largimin e Vllaznisë nga kreu:

“Vllaznia nuk ka shumë diferencë me ecurinë e fazës së parë. Pikët i kanë marrë aty-aty me Partizanin dhe Teutën. Por duke bërë shumë gabime ekipet e tjera në pjesën e parë të sezonit është dukur se kjo Vllaznia po bënte namin. Jo vetëm që Vllaznia ka gabuar këto ndeshjet e fundit, por janë në gjendje shumë të mirë ekipet e tjera dhe kjo bën diferencën tani”, ka thënë Shameti.


Shtuar 15.03.2021 18:17