Përmes një postimi në rrjete sociale, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në e zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, ka reaguar lidhur me rënien e ndjeshme të numrit të lindjeve në Tiranë, gjatë vitit të fundit.
Duke iu referuar statistikave zyrtare, që tregojnë një ulje me 18% të lindjeve brenda vetëm një viti, Alimehmeti komenton se kjo është një “arritje” e politikave të reja që synojnë mbështetjen e familjes.
“Brenda vetëm një viti, lindjet bien me 18% në Tiranë falë aplikimit të politikave shumë të mira pro familjes nga ana e atyre që miratuan ligje aq të efektshme si Prindi 1 – Prindi 2!”, shkruan ai.
Reagimi i Alimehmetit, vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me një krizë demografike në rritje, me emigrimin, plakjen e popullsisë dhe rënien e lindshmërisë si faktorë shqetësues për të ardhmen.