“Rënia e euros”, Shoqata e Biznesit ngre alarmin: Po falimentojmë, BSH të ndërhyjë ose do protestojmë

Përfaqësues nga shoqata e biznesit kanë dalë sot në një konferencë, ku kanë folur për rënien e euros dhe efektin efektin që zhvlerësimi i euros po jep në aktivitetin e tyre, por jo vetëm.

Aktualisht një euro këmbehet afër nivelit të 101.07 lekëve. Ata paralajmërojnë se ky zhvlerësim rekord i euros po sjell pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe bizneset prodhuese dhe eksportuese janë në limitet e ekzistencës së tyre.

Më tej ata deklaruan se ndodhen në kufijtë e rezistencës. Kreu i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi, tha se Banka e Shqipërisë po lë situatën të dalë jashtë kontrollit.

“Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë rol për të stabilizuar tregun e këmbimit valutor por ka refuzuar për të bërë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valutor për të shpjeguar me statistika e të dhëna të kuptueshme se çfarë ka ndodhur që po mbiçmohet monedha vendase ne Shqipëri ndryshe nga kudo në Europë. Nuk ka asnjë shpjegim zyrtar nga banka e Shqipërisë.”, tha Zusi.

Zgjidhja sipas Alban Zusit, është që sektori prodhues të kthehet në biznes planin e vetë, që do të thotë të kompensohen të ardhurat e tyre në masën e 15%.

Industria më e prekur është ajo e bimëve mjekësore, pasi 100% te kostot e prodhimit I ka në lekë, ndërsa blerjen e lëndëve të para, shpenzimet operative, shitjet në euro e dollarë dhe pasojat janë që çdo kompani bën nga 20 milionë dollarë/ euro në muaj, llogariten 17-20% humbje.

Biznesi i bën thirrje qeverisë dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko të përcaktojë një kurs fiks ose ata do të nisin protestat teksa janë lënë në rënie të lirë./albeu.com/


Shtuar 25.07.2023 13:00

Tags: