Euro ka prekur një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro është këmbyer sot 112.04 lekë.
Dy ditë më parë euro këmbehet me 112.63 lekë. Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se kjo është një situatë në vazhdimësinë e presioneve nënçmuese të tregut mbi monedhën europiane, të vërejtura qartë qysh vitin e kaluar.
Faktori mbizotërues, sipas tyre, ngelet oferta e bollshme e euros në tregun valutor, përkundrejt një kërkese për monedhën europiane që në vijimësi vlerësohet si e dobët.
Gjithashtu dollari amerikan ka pësuar sërish një rënie ditën e sotme. Në tregun e këmbimit valutor një dollar amerikan sot blihet me 101.9 lekë dhe shitet me 102.9 lekë.
Franga zvicerane blihet me 113 lekë dhe shitet me 114. Ndërsa paundi britanik blihet me 126.2 lekë dhe shitet me 127.5 lekë./albeu.com/