Një ngjarje tragjike është shënuar në Spanjë ditën e shtunë, 7 persona gjetën vdekjen pasi një autobus që po udhëtonte nga Lugo në Vigo ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash, në një lumë me rrjedhë të shpejtë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por nga hetimet paraprake, zyrtarët thonë se mund të jetë rrëzuar nga ura për shkak të motit të keq.
Dy persona, përfshirë dhe shoferin, pësuan lëndime. Shoferi i është nënshtruar testit të drogës dhe alkoolit, por ka rezultuar i pastër./albeu.com