RENEA kthen Shkodrën “përmbys” për mikun e Ervis Martinajt Eljon Haton, shoqërohen disa persona, mes tyre edhe vëllai i tij

Një tjetër operacion i forcave RENEA, ka dështuar në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023.

Report TV bën me dije se kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur.

Të njëjtat burime thonë se nga ky aksion, janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 apo 6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos.

Edhe më herët RENEA ka kryer disa operacione për arrestimin e tij në Shkodër dhe Tiranë, por nuk ka mundur ta gjejë.

Nuk dihet nëse operacioni është dekonspiruar, apo Hato nuk ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.


Shtuar 6.04.2025 14:09