RENEA aksion në Gjirokastër/ Arrestohet vrasësi i Edmond Papës, në pranga edhe Julian e Adriatik Kalemi (VIDEO)

Uniformat blu në Gjirokastër, kane vënë në pranga një 45-vjeçar i cili ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Papës.

Gjithashtu, në pranga ka rënë shtetasi Edvin alias Andrew Bode, i cili ishte shpallur në kërkim si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Aksioni për arrestimin e tij është bërë nga Policia e Gjirokastrës dhe forcat RENEA.

Po ashtu, në pranga janë vënë Julian Kalemi, pasi kishte strehuar në banesë Andrew Boden që ishte në kërkim.

Në kuadër të operacionit ‘Plani’, polica ka arrestuar edhe Adriatik Kalemin (Andrea), babai i të cilit u vra në një atentat në Memaliaj, vetëm pak javë më parë.

Andrea Kalemit, iu gjet në banesë edhe një arsenal armësh, pasi siç duket po përgatitej për ndonjë hakmarrje të mundshme pas vrasjes së të atit.

Gjatë kontrollit në banesën e Adriatik Kalemit, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40,145 euro, 438,550 lekë të rinj dhe 3,470 dollarë.

Sipas policisë 52-vjeçari Adriatik Kalemiu arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 


Shtuar 28.08.2024 10:57