RENEA aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar/ Sekuestrohen edhe armë

Forcat speciale të RENEA-s kanë zhvilluar dy operacione të ndara në zonën e Dobraçit në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe në Kurbin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë aksionit në Fushë Kuqe policia ka arrestuar dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike.

Po ashtu policia ka sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet vijojnë për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Operacionet janë pjesë e një serie veprimesh të ndërmarra për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.


Shtuar 12.12.2025 08:05

Tags: ,