Rëndohet bilanci nga aksidenti në aksin rrugor Krumë-Golaj, ndërron jetë edhe pasagjeri

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50, një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj.

Policia e Kukësit njofton se si pasojë e aksidentit, ka mbetur i vdekur në vend një nga drejtuesit e automjeteve Benz, shtetasi me iniciale N. S.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, mësohet se ka ndërruar jetë edhe pasagjeri, një nga dy personat që u plagosën nga përplasja.

 


Shtuar 9.09.2025 08:27