Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, shkon në 2 numri i viktimave (EMRI)

Dy të vrarë dhe dy të plagosur, është bilanci nga një atentat mafioz i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal në qendër të Shkodrës.

Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos.

Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.

Një person me skafandër është arrestuar në zonën e njihur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes. Ai dyshohet se është autori i ngjarjes.

Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.

Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit, ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit personi është dorëzuar.


Shtuar 8.09.2025 10:11