Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, kush janë dy viktimat dhe të plagosurit, njëri në gjendje kome (EMRAT)

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Dajç, ku një automjet fuoristradë u përplas fillimisht me një trajler me targa serbe dhe më pas doli nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Bilanci i aksidentit deri më tani është dy humbje jete dhe tre të plagosur. Viktima të aksidentit fatal kanë mbetur bashkëshortët Refije Çiço, rreth 56-vjeçe, dhe Luan Çiço, rreth 60-vjeç.

Ndërkohë, e plagosur rëndë ka mbetur edhe vajza e tyre, shtetasja Alketa Çiço, si dhe fëmija i saj 3-vjeçar.

I plagosur mbeti edhe drejtuesi i automjetit, Klevis Çuçi, i cili ndodhet në gjendje kome.

Kanë qenë banorët e zonë dhe efektivët e Policisë, ata të cilët kanë nxjerrë të plagosurit nga kanali, të cilët më pas janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i trajlerit është identifikuar si shtetasi Seid Islamoviç, lindur më 23 dhjetor 2005, banues në Novi Pazar në Serbi.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 24.07.2025 08:20