Sonte (e hënë) do të ketë dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.
Gjesti ka bërë një kërkesë nga Vëllai i Madh për të organizuar një dasmë në shtëpi me Egli Takon.
Edhe pse kanë ngelur vetëm katër finalistë, brenda do të ketë një atmosferë të mrekullueshme.
E për argëtim të tyre do të jetë këngëtarj Remzie Osmani së bashku me Nexhat Osmanin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja nga Suhareka me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.
Veç Gjestit dhe Eglit, në shtëpi janë edhe këngëtarja Rozana Radi e aktori Laert Vasili.
Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill (e shtunë)