Rekursi i Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën

Gjykata e Lartë, ka shtyrë për në datën 16 tetor shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta, për zëvendësim të masës së sigurisë.

Seanca në dhomë këshillimi, ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme të enjten në orën 10:00.

Por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, u shty për javën e ardhshme.


Shtuar 10.10.2025 10:44