Rekord! U vra në ditën e para të punës, shqiptarët mbledhin 20 mijë dollar për familje e Musaenit

Një krim i rëndë ndodhi dy ditë më parë në Velipojë  ku u vranë 4 shtetas dhe u plagosën dy të tjerë. Mes viktimave ishte dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, djali jetim i cili ishte në ditën e parë të punës.

Ditwn e djeshme qytetarët shqiptarë kanë tejkaluar shifrën e mbledhur për familjen e Musaen Zenelit.

Në llogarinë e hapur nga Organizata USA ALBANIAN SOCIETY vetëm për pak orë janë mbledhur 20 mijë e 477 dollarë nga 20 mijë që synohen të bëhen në total.

Musaen Zeneli u shua në masakrën e Velipojës, teksa kishte në ditën e parë të punës së tij. Zeneli jetonte vetëm me nënën, e të vëllanë ndërsa të atin e kishte humbur pak vite më parë.

NGJARJA:

Një sherr për shezlongë dyshohet se ka degjeneruar në përplasje me armë, rreth orës 00:30 në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë 4 persona mbeten të vrarë dhe 2 të plagosur.

Viktima të këtij konflikti kanë mbetur shtetasit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur. /albeu.com/

 

 


Shtuar 29.06.2021 10:03