Reklamonte bombola me azot në rrjetet sociale për t’i shitur, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot).

21-vjeçari i reklamonte bombolat në rrjete sociale dhe bënte thirrje për t’i blerë në tabakinon e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.

“21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 22.09.2023 12:24