Këtë të shtunë, deputetja Erisa Xhixho, teksa ishte e ftuar në studion e News 24, ka diskutuar rreth vendimit të Gjykatës për kthimin e emigrantëve nga Gjadri drejt Italisë.
Xhixho u shpreh se; kjo marrëveshje nuk ishte transparente që në prezantimin që iu bë.
Gjithashtu, Xhixho u shpreh senuk mund të gjejmë asnjë përfitim që mund të ketë Shqipëria nga kjo marrëveshje.
Ne kemi qenë kundër kësaj marrëveshje jo transparente, kërkuam informacion por çështja thjesht u zbatua nuk u diskutua thuajse fare dhe tani shohim që ajo që e goditi këtë marrëveshje ishte Gjykata e Romës.
Erisa Xhixho: Ne e kemi kundërshtuar sepse kjo marrëveshja cenon dhe ka shkelje të renda ligjore sa i takon edhe ligjeve e konventave.
Rama erdhi dhe thjesht e shpalosi këtë marrëveshje pa pasur asnjë transparencë, së pari duhej sqaruar se çfarë përfiton Shqipëria nga kjo marrëveshje. Asgjë, ne thjesht na shtohet një problem që nuk na takon të merremi.
Interesi ka qenë personal i Edi Rams i cili e trajton Shqipërinë për interesa personale dhe jo si vendin e Shqiptarëve.