Referendumi, VMRO: Perndarovski përcjell fjalët e pushtetit

Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE është shprehur se Pendarovski po reteron si pasojë e presionit të pushtetit.

Komentet ai i ka bërë ditën e sotme, teksa ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit Stevo Pendarovski mbi nismën për referendum për propozimin francez.

“Ai për pak ditë arriti të gënjejë mbarë popullin, së pari për të fituar simpatinë e qytetarëve dhe të opinionit, deklaroi se duhet të bëhet referendum në drejtimin që e ka propozuar VMRO-DPMNE dhe kryetari Mickoski, që më pas thënë  politikisht, qeveria t’i ndrydhë dorën dhe t’i thotë se nuk ka nevojë për referendum dhe se e gjitha ishte manipulim. Me këtë, Stevo Pendarovski edhe një herë i ka përcjellë qëndrimet e Qeverisë, duke reteruar atë që ka thënë vetëm disa ditë më parë”, tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE./albeu.com/