Referendumet ruse në Ukrainë, Stoltenberg: Nuk kanë asnjë legjitimitet! NATO mbështet Kievin

NATO nuk i njeh rezultatet e referendumit në Ukrainë. Lidhur me këtë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg. Me anë të një postimi në Tëitter, Stoltenberg shkruan se referendumet e bëra nga Rusia nuk kanë asnjë legjitimitet dhe janë në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Sapo fola me Presidentin Zelensky. Ne e kemi bërë të qartë se aleatët e NATO-s mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje. Referendumet e rreme të mbajtura nga Rusia nuk kanë legjitimitet dhe janë një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Këto toka janë Ukraina”, ka shkruar Stoltenberg.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mbajti sot një takim urgjent të drejtorëve kombëtarë të armëve për situatën në Ukrainë, ku u bëri thirrje vendeve të aleancës që të plotësojnë rezervat e tyre të armëve sa më shpejt të jetë e mundur.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thirri një takim të jashtëzakonshëm të Konferencës së Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare në selinë e NATO-s të martën”, tha aleanca në një deklaratë.

Shtuar 27.09.2022 21:46