RECETA/ Portokall dhe karotë, pija që do ju pastrojë organizmin pas festave

Smoothie me karrota dhe portokall është pija ideale për detoksifikim pas festave të fundvitit. Pastroni trupin tuaj tani dhe hiqni qafe toksinat dhe kilogramët e panevojshëm me këtë pije të mrekullueshme, recetën e së cilës albeu.com jua sjell më poshtë.

Përbërësit

3 portokalle (lëng dhe lëkurë)

3 karota organike të prera në copa

1/2 filxhan lëng molle

3-4 kube akulli (opsionale)

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit e tjerë në një blender. Përziejini derisa smoothie të jetë e njëtrajtshme.

Këshillë: nëse nuk është e ëmbël në shije për ju, mund ta rregulloni recetën duke shtuar pak mjaltë./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 09:07