“Rebelimi” i Spiropalit/ Bushati: Nuk e ndaj dot aktin politik, nga xhelozia femërore… Ka bërë karrierë me servilizëm

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për “rebelimin” e Elisa Spiropalit dhe deklaratat e saj për mungesën e meritokracisë dhe arrogancën në PS.

Biseda në studio:

Të lidhura

None found

Rakipi: Gjithë kjo filozofi. Spiropali ankohet se nuk ka meritokraci. Erdhi qameri edhe këtu… Bushati si e kupton ti?

Bushati: E kam të vështirë ta ndaj, aktin politik nga xhelozia femëror.

Rakipi: Ua ty të vete mendja për gjëra…

Bushati: Them të merremi me të parën. Se nuk do ja vlen të diskutonim po të ishte e dyta. Nëse është e dyta, ishim këtu para dy javësh dhe folëm për Salianjin dhe kritikat që i bën autoritarizmit në PD. Unë thashë, të zgjiohesh sot dhe të thuash PD e Berishës dhe PS e Ramës janë arrogante, njerëzit të qeshin dhe të zënë me gur. Spiropali, ndonjë shkallë karriere që e ka ngjitur, e ka ngjitur përmes servilizmit dhe arrogancës. Zonjës Spiropali i mbaj mend që mbante ato fjalimet për opozitën e rublave, shembuj tipikë të veglave të regjimeve autoritare. E mbaj mend si kryetare Parlamente që nuk lejonte komisione të opozitës. Është viktimë e arrogancës, pranimi i saj. Tani, kur ikën në mënyrë të pamerituar nga një post i pamerituar, nuk kanë vlerë të thuash këto fjalë mbrapa. Në PS, e ka thënë Ben Blushi, është autobuz ku nuk i flitet shoferit. Kush i flet, zbret.


Shtuar 2.04.2026 23:37