Reagon Olti Curri për vrasjen e Liridonës: Të rikthehet dënimi me vdekje

Vrasje e Liridona Murselit, tre ditë më parë, tronditi opinionin publik. Vrasja e saj është inskenuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka paguar dikë tjetër për ta vrarë, duke i dhënë shumën 30 mijë euro.

Ai e ka pranuar krimin në polici, ndërkohë dëshmitarë kanë qenë edhe dy fëmijët e tyre.

Olti Curri ka reaguar për këtë rast duke thënë që duhet të rikthehet dënimi me vdekje.

Olti Curri: Kjo është një nga ato histori që ngjan me shumë histori të tjera dhe të gjitha së bashku i rikthehen mendimit që duhet të rivijë dënimi me vdekje, në mënyrë që secili nga këta kafshë që veprojnë kështu të kenë frikë. Të kenë frikë se do dënohen dhe do të humbin jetën sepse rrugë tjetër nuk ka. Nuk shpagohet në mënyra të tjera, kaq koment kam për këtë ngjarje që ka tronditur Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë vendin mbarë.


Shtuar 2.12.2023 16:52