Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik ditën e sotme, pasi tre ditë më parë një fëmijë 3-vjeçar ndërroi jetë pas një ndërhyrje prej 9 orësh në klinikën e stomatologjisë së mjekut Roland Xhaxho.
Sipas familjarëve shkak u bën injektimi i anstezisë së tepërt, e cila i preku mëlçinë.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka reaguar mjeku Roland Xhaxho.
Në reagimin e tij Xhaxho thekson se e ka kryer detyrën dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë, kjo pasi sipas tij djali kishte lindur me probleme në zemër, për të cilin, sipas Xhaxhos, është operuar rreth 2 vite më parë.
“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë.
Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, deklaron ai.
Kujtojmë se prindërit e vogëlushit kanë akuzuar mjekun, duke deklaruar se i është aplikuar dozë e lartë narkoze. /AlbEu.com/