Ministria e Jashtme izraelite kritikoi Afrikën e Jugut që ngriti akuzën ndaj Izraelit për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza në Gjykatën e Hagës.
“Sot ne ishim dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të mëdha të hipokrizisë në histori, të shoqëruar nga një sërë pretendimesh të rreme dhe të pabaza,” tha Lior Haiat, një zëdhënës i ministrisë, në një postim në platformën ‘X’.
Ai akuzoi Afrikën e Jugut se “funksionon si krahu ligjor i Hamasit”dhe se kjo e fundit ka injoruar masakrën e kryer nga grupi militant në Izrael më 7 tetor. Hajat përfundoi duke thënë se “Afrika e Jugut kërkon të lejojë rikthimin e Hamasit për të kryer krime lufte”.