Edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri ka dështuar. Ditën e sotme Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është mbledhur dhe ka miratuar raportin.
Kryetarja, Klotilda Bushka deklaroi se edhe në këtë raund nuk u paraqit asnjë kandidat.
“Dhe për këtë raund nuk janë paraqitur kandidatë, raundi është i kryer,” tha Bushka.
Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e ka ndjekur seancën “live” nga facebook.
Kujtojmë që sot Kuvendi do të mblidhet sërish formalisht për raundin e trtë, ndërsa më raundin e katërt pritet që mazhoranca të prezantojë kandidatët dhe t’i dërgojë për votim në Parlament./albeu.com