Zjarri i tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tetovë dhë që u mori jetën 14 personave, është diçka që ka ndodhur shpesh në spitalet anti-covid.
Ka disa arsye që i bëjnë spitalet anti-Covid kaq shumë të rrezikuar.
Një zjarr në një spital të Shën Petersburgut në maj të vitit të kaluar vrau pesë pacientë që ndodheshin në kujdesin intensiv. Zjarri shpërtheu për shkak të një qarku të shkurtër në një respirator duke u marrë jetën 5 pacientëve që ishin lidhur me këtë pajisje.
Tre muaj më parë, në qershor të këtij viti, një zjarr shpërtheu në një spital në qytetin rus të Ryazan, duke vrarë tre persona pasi respiratori i repartit u ngroh shumë dhe mori flakë. Një hetim mbi disa zjarre në spitalet ruse të COVID ka treguar se shkaku janë respiratorët e gabuar që përdoren për të trajtuar pacientët me koronavirus. Muajin e kaluar përsëri në Rusi, këtë herë në një spital në Vladikavkaz për shkak të një aksidenti me tubat e oksigjenit, 9 persona humbën jetën.
Tragjedi të ngjashme ndodhën në një spital në Bukuresht, në fund të janarit të këtij viti kur vdiqën 4 persona, por edhe në Indi ku për shkak të mbipopullimit të objekteve spitalore dhe mungesës së oksigjenit. Një nga zjarret më vdekjeprurëse ndodhi në Irak më 24 prill, ku humbën jetën 82 njerëz dhe u lënduan 110 të tjerë. Flaka nisi në dhomën e njësisë së kujdesit intensiv në Bagdad ku ndodhi edhe shpërthimi i oksigjenit.
Sipas informacioneve, edhe në Tëtovë dyshohet të ketë ndodhur e njëjta gjë, pasi struktura e spitalit është e ndërtuar nga plastika, që e bën këtë më tepër të rrezikuar./albeu.com