Rasti i parë me “Flurona” në Izrael: Çfarë dimë deri tani për përzierjen e Covid-it dhe gripit sezonal

Në Izrael, një grua shtatzënë është diagnistikuar me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë, një infeksion i rrallë që në vend është quajtur “Flurona”.

Pas identifikimit të dy virusevve, rezultoi se gruaja ishte e pavaksinuar si kundër Covid-19 ashtu dhe kundër gripit.

Spitali ku ajo po merr kurim deklaroi se ajo po shfaq disa simptoma të lehta dhe pritet të dalë nga spitali më vonë të enjten.

Për të kuptuar më tej nëse kontraktimi i dy viruseve në të njëjtën kohë mund të shkaktojë simptoma dhe sëmundje më serioze, Ministria e Shëndetësisë aktualisht po shqyrton rastin pasi zyrtarët shëndetësorë parashikojnë se më shumë pacientë kanë kontraktuar të dyja sëmundjet, por mbeten të padiagnostikuar.

Pra, çfarë dimë deri tani për ‘Fluronën’

Prof. Arnon Vizhnitser, një specialist i obstetrikës dhe gjinekologjisë dhe drejtori i Departamentit të Gjinekologjisë në një spital izraelit ka folur për gazetën lokale Hamodia për të diskutuar mbi infeksionin e dyfishtë që është shfaqur.

“Vitin e kaluar nuk kemi qenë dëshmitarë të rasteve të gripit në mesin e grave shtatzëna apo atyre që kishin lindur. Sot, ne po shohim raste si të koronavirusit, ashtu edhe të gripit që kanë filluar t’u ngrenë kokën”, tha Prof. Vizhnitser.

“Po shohim gjithnjë e më shumë gra shtatzëna me grip. Është padyshim një sfidë e madhe të përballesh me një grua që vjen me temperaturë gjatë lindjes. Kjo është veçanërisht kur nuk e dini nëse është koronavirus apo grip, kështu që ju u referoheni atyre njësoj. Pjesa më e madhe e sëmundjes është respiratore”.

Për sa i përket simptomave dhe mënyrës sesi një person infektohet, Prof. Vizhnitser shpjegoi: “Sëmundja është e njëjta; ato janë virale dhe shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje pasi që të dyja sulmojnë traktin e sipërm respirator.”

Mjeku gjithashtu vuri në dukje se si gruaja shtatzënë u diagnostikua me të dy viruset.

“Ajo u diagnostikua me grip dhe koronavirus sapo mbërriti. Të dy testet dolën pozitive, edhe pasi u kontrolluam përsëri, “tha ai.

Kujtojmë se, Izraeli u bë vendi i parë që dha dritën jeshile për të vaksinuar njerëzit me një dozë të katërt të vaksinimeve për të imunosupresuarit./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 08:32