Sot në Prishtinë është protestuar për rastin e dhunimit të një vajze 11-vjeçare në kryeqytet.
Dhunimi ka ndodhur nga pesë persona, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ndërsa pjesëmarrësit kanë vazhduar të ecin në drejtim të objektit të ish-Rilindjes.
Protestuesit kanë kërkuar dënime më të ashpra ndaj personave që kryejnë vepra të tilla, teksa kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të jenë më të fokusuara në këtë drejtim dhe mos t’i neglizhojnë rastet e raportuara në polici.
Pjesëmarrësit në protestë kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe objektin e Qeverisë (ish-Rilindja), aty ku gjendet edhe Ministria e Drejtësisë.