“Rashë pre e propagandës”, Bardhi: Zero, asnjë mundësi nuk ka opozita të mbrojë Kurumin

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në emisionin Now në Euronews Albania se ekspozimi i sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme dhe papërgjegjshmëria e institucioneve që nuk dinë çfarë hyn e del nga porti më i madh i vendit ngre alarmin për cenim të sigurisë kombëtare.

Kjo është arsyeja sipas tij pse opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pasi kjo veprimtari përfshin një sërë institucionesh të shtetit.

“Ka dyshime për t’ia faturuar dikujt tjetër pasi nuk kishte asnjë reagim publik pas deklaratës së Kurum. Dhe Berisha tha ekzaktësisht këtë; po duan t’ia lënë Kurum. Zero, asnjë mundësi nuk ka opozita të mbrojë Kurumin dhe asnjë tjetër që rrezikon jetën e shqiptarëve dhe pasi dështoi kjo propagandë në mediat e tyre, dolën me një “zbulohet dokumenti”. Kishin marrë një ekstrakt të një kompanie që deri në 2014 kishte qenë në pronësi të Kurum, është me dokumente. E mora të mirëqenë propagandën e pushtetit dhe unë e besova që një bashkëpunëtori im në fushatë është administrator i Kurum, deri të nesërmen. Bëra deklaratën dhe çfarë më rezultoi, që metalurgjiku menaxhohet nga Kurum që ka 2 administratorë, dhe asnjë prej tyre nuk është bashkëpunëtori im. Dhe deri në 2014 kishte qenë në pronësi të Kurum, me pas e kishte shitur dhe aktualisht nuk ishte në pronësi të Kurum”, tha Bardhi.


Shtuar 2.09.2024 22:22

Tags: ,