“Rashë në kurthin e ayre që s’më duan”, zbardhet dëshmia e Safet Gjicit në gjykatë

Gjyktata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, i cili akuzohet për korrupsion pasiv, që u zbulua pas publikimit të një video skandali seksual me një grua të identifikuar si Alma K.

Nga ana tjetër, kjo e fundit është lënë në arrest shtëpie.

Mësohet se në dëshminë e tij, Gjici është shprehur se ka rënë në kurth të atyre që s’e duan.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.
Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka deklaruar Gjici.

Nga ana tjetër, Alma K. ka deklaruar se ka pasur lidhje me Gjici.  Ajo u shpreh se kur ka shkuar herën e parë në takim me të, Gjici e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa në takimin e dytë ka kryer marrëdhënie intime me dëshirën e saj, por ka vendosur ta filmojë.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai me ngacmoi seksualisht, në takim e dytë mardhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, mësohet të jetë shprehur Kaçi.


Shtuar 26.06.2023 14:57