Në policinë e Vlorës mbrëmjen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Mësohet se një person ka deklaruar në polici se, ndërsa po udhëtonte me motor është rrëzuar pasi ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, nuk ka gjetur armë, por ka shoqëruar një person.
Vijon hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com