Raporti i Bankës së Shqipërisë: Gjatë këtij viti inflacioni parashikohet të jetë 5 përqind

Trendi i rritjes së çmimeve gjatë këtij viti do të vijoj të stabilizohet me ritme më të shpejta. Në raportin vjetor Banka e Shqipërisë analizon faktin se ulja e inflacionit në muajt e parë të këtij viti është një shenjë që tregon se çmimet do të vazhdojnë të bien.

Parashikimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2024. Rënia e inflacionit do të mbështetet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet globale,si produktet ushqimore ,energjia apo karburantet por edhe nga efektet e kursit normalizues të politikës monetare.

Në mars inflacioni preku nivelin 5.3% nga 7.1% që ishte në shkurt e ndikuar kjo nga një ulje e fortë e çmimit të karburanteve. Ulja e inflacionit është një sinjal pozitiv edhe për uljen e normave të interest nga Banka e Shqipërisë. Gjatë vitit 2022 Banka Qendrore rriti normën bazë 5 herë gjatë vitit 2022, nga niveli 0.5% në nivelin 2.75% ndërkohë që në 2023 mori një tjetër vendin duke e cuar në 3%.

Vlerësimet e BSh-së analizojnë se, në mungesë të reagimit të politikës monetare norma e inflacionit do të ishte më e lartë në vitin 2022, dhe mesatarisht 6.5 pikë më e lartë gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Por rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë ka shtrenjtuar këstet e kredive si për qytetarët dhe për bizneset. Kjo gjithsesi nuk ka dhënë efekt të ndjeshëm në frenimin e kreditimit apo në rritjen e kredive të këqia. Ulja më e shpejtë e inflacionit mund të ndikojë në vendimet e Bankës Qendore për të ulur normën bazë të interest e cila tashmë është 3%. Pavarësisht këtyre zhvillimeve aktiviteti ekonomik parashikohet të ngadalësohet gjatë vitit 2023, por të vijojë të shënojë ritme pozitive rritjeje.


Shtuar 14.04.2023 17:37