Të ardhurat e mbledhura nga qeveria në tre mujorin e parë të 2022-it janë rritur me 30 miliardë lekë në krahasim me periudhën janar-mars të 2021-it.
Në një postim në Facebook ministrja e ekonomisë dhe financave, Delina Ibrahimaj ka publikuar grafikun e të ardhurave totale të periudhën janar-mars 2022 në Shqipëri.
139 miliardë lekë janë të ardhurat që janë mbledhur nga Qeveria këtë tremujor. Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tretë të vitit 2022, arritën në rreth 117.1 miliard lek.
me një realizim në masën 97.3 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.9 përqind më i ulët ose rreth 1.06 miliard lek më pak.
Niveli i suficitit për periudhën 3 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 22.2 miliard lek e një realizim në masën 170.5 përqind të planit të periudhës prej rreth 13 miliard lek.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 123.6 miliardë lekë, 25.5 miliardë ose 26% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 5.3 miliardë ose 4.5% më shumë se plani 3-mujor për vitin 2022.
Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë./albeu.com