Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, thotë se tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës. Nga 14 kompanitë pjesëmarrëse, shkruan Rama, u përzgjodhën 5 finalistë, ndërsa nënvizon se kantieri i ndërtimit do të ngrihet në vitin 2022.
Postimi i Ramës:
Porti i Ri i Durrësit
Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.
Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm
Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022./albeu.com