Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar ndryshimet në Kodin Penal, ku kanë paralajmëruar se do shkojnë në burg ata që zaptojnë tokën publike apo private për parkingje.
Rama theksoi se në raste përsëritje apo bashkëpunimi, masa e dënimit për shkelësit e ligjit do të rritet.
Gjithaahtu, kreu i shtetit theksoi se; “kur një vepër e kësaj natyre kryhet nga persona që paguhen nga shteti, në çdo pozicion qofshin, sidomos kur konstatohet symbyllje apo bashkëpunim nga ato që duhet t’i ruajnë, atëherë dënimi është edhe më i gjatë”.
Edi Rama: Në ndryshimet në Kodin Penal që fillon nga zënia e tokës, do zënie toke publike apo private pa pasur një titull ligjor, që do të thotë leje, për çdo arsye, banim apo shfrytëzim i çfarëdoshëm do të dënohet me burg. Edhe për parking, e zë tokë, do të shkosh në burg. Pastaj janë nenet e tjera përsëritjen apo bashkëpunimin, apo kur sjell pasojë që rritet masa e dënimit. Masat e dënimit do të jenë përfundimtare kur të shpallet drafti. Kur këto sulme, bëhen në zona të mbrojtura, parqe natyrore, monumenti kulti, apo infrastrukturë kritike burgimi është më i gjatë.
Kur një vepër e kësaj natyre kryhet nga persona që paguhen nga shteti, në çdo pozicion qofshin, sidomos kur konstatohet symbyllje apo bashkëpunim nga ato që duhet ti ruajnë, atëherë dënimi është edhe më i gjatë.