Rama voton me familjen, fashkullon Celibashin pasi dështoi me identifikimin elektronik

Kryeministri Edi Rama votoi sot në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pasi kreu procesin e votimit, Rama mbajit fjalën për mediet. Ai tha se sot është momenti që qytetarët të thonë fjalën e tyre.

Gjithashtu ai komentoi problemet me pajisjet e identifikimit në disa qendra votimi në mbarë vendin, ndërsa uroi që qytetarët të mos ndikohen nga problemet teknike e të dekurajohen për të votuar.

Sakaq u duk se Rama u distancua nga problemi i pajsisjeve të identifikimit elektornik, duke ia lënë në këtë mënyrë fajin “ekskluzivisht” KQZ-së dhe kreut të saj, Ilirjan Celibashi.

Edi Rama: Janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Është momentii qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e qytetarëve për të votuar./albeu.com/ 


Shtuar 14.05.2023 10:53