Rama viziton Melonin në Romë, në tavolinë edhe Syri i Kaltër

Kryeministri Rama është për një një vizitë pune në Romë ku është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Vizita zhvillohet pas disa takimeve Rama-Meloni në Shqipëri. Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pritja e tij në Palazzo Chigi në Romë nga Meloni.

Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ,Ministri i jashtëm Igli Hasani dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë.

Pas takimit, të dy kryeministrat mësohet se do të kenë një komunikim për mediat. Një ndër temat kryesore të takimit është dhe projekti italian për marrjen e ujit nga Syri i Kaltër dhe dërgimi në Puglia të Italisë.

“Lufta” e ujit 

Mediat italiane të rajonit të Puglias si edhe në Corriere della Sera qarkulluan një lajm në verë, i cili në fakt nuk mori shumë vëmendje në Shqipëri, ku flitej për një projekt tubacioni të dërgimit të ujit të pijshëm nga Shqipëria në Itali.

Në raportimet e cekëta të mediave italiane mbi këtë projekt, lajme të cilat në fakt i referoheshin vetëm deklaratave të një administrator lokal, nuk jepeshin shumë detaje në lidhje me projektin.

 

A ia ka shitur qeveria Syrin e Kaltër italianëve pa na thënë gjë?!
A ia ka shitur qeveria Syrin e Kaltër italianëve pa na thënë gjë?!

Megjithatë, disa të dhëna të raportuara tregojnë se bëhet fjalë për një projekt 1 miliard euro, që do të zgjasë katër vite për ta ndërtuar dhe se do të transferojë nga Shqipëria në Itali rreth 150 milionë metër kub ujë në vit. Mbi të gjitha, guvernatori i Puglias Michele Emiliano theksonte se për gjithçka kishin rënë dakord edhe me qeverinë shqiptare.

Po ashtu, në hartën e publikuar prej mediave italiane tregohet edhe një pikë burimi në jug të Shqipërisë, pikërisht në rajon mes Gjirokastrës dhe Sarandës, por pa e përmendur atë.

Edhe pse nuk thuhet tekstualisht, harta tregon pikërisht Syrin e Kaltër. Po ashtu, në zonë nuk ka ndonjë burim tjetër të madh uji që mund të furnizojë Italinë me 150 milionë metër kub në vit përveç Syrit të Kaltër.

Në lidhje me këtë, deri më tani në Shqipëri nuk është thënë ende asgjë.

Shitja e Ujit të Syrit të kaltër italianëve ka qenë një projekt i kryeministrit Nano që në vitin 2004, i cili nuk u realizua në atë kohë.

Rajoni i Puglias është një ndër më të thatët në Itali dhe ka nevojë emergjente për sasi të mëdha uji për të vaditur të mbjellat, por edhe për të furnizuar zonat e banuara, aq më tepër në një periudhë kur thatësira ka filluar të bëhet një fenomen i përvitshëm në Itali. /albeu.com


Shtuar 6.11.2023 15:50