Rama vizitë në Presidencë, takohet me Begajn

Rama po kryen ditën e sotme një vizitë në Presidencë.

Mësohet se bëhet fjalë për një takim informal mes kreut të shtetit Bajram Begaj dhe kreut të qeverisë Rama.

Takimi i cili ka nisur pak minuta më parë, në ambientet e Presidencës ka në fokus dy çështje të rëndësishme. Zgjedhjet lokale dhe siguria janë dy temat që do të diskutohen mes kreut të Qeverisë dhe atij të Shtetit.

Presidenca dhe zyra e shtypit e kryeministrisë nuk kanë dhënë asnjë detaj për këtë takim të papritur. Kujtojmë se disa ditë më parë, po në ambientet e Presidencës, ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim e cila u takua për 1 orë me Begajn./albeu.com


Shtuar 3.10.2022 11:15