Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm Festat e Nëntorit.
Rama ka publikuar disa foto me këngëtaren Dua Lipa duke uruar: “Ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë”.
Edi Rama:
MIRËMËNGJES
dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej.
Dua Lipa ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re shqiptare. Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.