Rama uron besimtarët: Për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët

Me anë të një postimi të shkurtër në faqen zyrtare në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka uruar besimtarët për festën e shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

“Mirëmëngjes me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”, shkruan Rama.
Simboli i Pashkëve është veza, si simbol i jetës, e cila e lyer me ngjyrën e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit.

Jeta e re, e cila nis me ditën e Pashkëve për çdo familje krishtere, lë pas mëritë, nxit faljen, dashurinë dhe ndihmën ndaj të afërmve në vështirësi, të sëmurëve dhe të varfërve, duke i kujtuar njeriut rolin e vete sipas urdhëresave të Zotit.


Shtuar 31.03.2024 08:17

Tags: , ,