Rama: Unë isha antikomunist dhe demokrat, por PD e morën komunistët më të këqij

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një shqiptarë të SHBA-së gjatë takimit në Neë York. Duke folur në takim, Rama tha se Partinë Demokratike e morën në zotërim komunistët më të këqij. Po ashtu Rama ka theksuar se Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, por është e ndarë mes punëtorësh dhe demelash.

Shqiptari: Jam antikomunist dhe demokrat i flaktë. Kam nderin që kam ardhur të takoj kryeministrin e shqiptarëve në Amerikë. Dhëmbi të shkon gjuha. Bashkë kemi komunikuar dhe e kam kur më ke thënë për rrugën e Dukagjinit. Erdhe në Dukagjin u hoqe gjobat, fol për legalizimin e tokave.

Rama: Kështu isha edhe unë antikomunist edhe demokrat, por Partinë Demokratike e morën komunistët më të këqij. Më mirë me nejt me komunistët që s’e mohojnë nga kanë ardh se sa me nejt me ata që kur ishin nga ana komunistëve ishin më të zinjtë dhe më pas dolën nga ana tjetër filluan të flasin sikur erdhën nga Hëna. Siç tregon historia Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, është e ndarë mes e para punëtorësh dhe demelash, e dyta patriotësh dhe nacionalistësh që i referohen flamurit vetëm për t’u fshehur pas tij, mes tyre që Shqipërinë e shihin përtej bindjeve politike. Një herë na e dhanë mundësinë shiheni Shkodrën se si po ndryshon.


Shtuar 26.10.2024 18:53

Tags: ,